KLEOPA
[ndoshta shkurtim i emrit Kleopatër që do të thotë «baba i famshëm»].
Një nga dy dishepujt që shkuan në Emaus ditën kur Jezui u ringjall. Asnjëri prej tyre nuk ishte apostull. Rrugës Jezui u bashkua me ta si i panjohur dhe i pyeti për çfarë po diskutonin. Kleopa i tha: «Mos je ti i vetmi i huaj në Jerusalem, që nuk e di ç’ka ndodhur atje këto ditë?» Pasi Jezui u shpjegoi shumë shkrime dhe u tregoi se kush ishte, Kleopa dhe shoku i tij nuk e kaluan natën në Emaus, por nxituan të ktheheshin në Jerusalem për t’u treguar të tjerëve. (Lu 24:13-35) Emri grek Kleopa nuk duhet ngatërruar me emrin aramaik Klopa.—Gjo 19:25.