KLOPA
Burri i njërës nga Maritë që qëndruan afër Jezuit kur e varën në shtyllën e torturës. (Gjo 19:25) Mendohet se ishte burri i ‘Marisë tjetër’ dhe babai i apostullit që e thërrisnin Jakovi i Vogël dhe i vëllait të tij, Jozeut. (Mt 27:56; 28:1; Mr 15:40; 16:1; Lu 24:10) Ka shumë të ngjarë dhe pranohet gjerësisht se Klopa ishte ai që quhej Alfe. (Mt 10:3; Mr 3:18; Lu 6:15; Ve 1:13) Këta dy emra mund të kenë qenë variante shqiptimi të rrënjës në aramaisht ose i njëjti individ mund të ketë pasur dy emra që përdoreshin herë njëri, herë tjetri, praktikë më se e zakonshme asokohe. Hipoteza se Klopa ishte vëllai i Jozefit, babait birësues të Jezuit, bazohet krejtësisht te tradita.