KOZEBA
[ka të ngjarë: gënjeshtar].
Vend në Judë ku banonin pasardhësit e Shelahut, birit të Judës. (1Kr 4:21, 22) Shumica e studiuesve mendojnë se Kozeba është Akzibi («Kezibi» në disa versione) i përmendur te Zanafilla 38:5 dhe te Josiu 15:44. Nisur nga kjo, tani për tani e lidhin me Tell-el-Beidën (Horvat-Lavninin), 5 km në perëndim-jugperëndim të Adulamit. Shprehja «ata ishin poçarët» me sa duket përfshinte burrat e Kozebës.—1Kr 4:23; shih AKZIBI nr. 1.