KUNI
Një nga qytetet e Hadadezerit, mbretit të Zobahut, nga ku Davidi mori shumë bakër që më pas u përdor për ndërtimin e tempullit. (1Kr 18:8) Në tregimin paralel të 2 Samuelit 8:8, në vend të emrit Kun del emri Berotah, që mund të ishte i njëjti vend. Të tjerë hedhin idenë se Kuni i përmendur në Bibël ka të ngjarë të jetë Kuna pranë Ras-Baʽalbekut, që gjendet 43 km në verilindje të Bereitanit, vendndodhjes së mundshme të Berotahut.—Shih BEROTAHU.