DODANIMI
Te Zanafilla 10:4, ky është emri i birit të Javanit që renditet i katërti. Septuaginta greke dhe Pentateuku samaritan përdorin këtu emrin «Rodanim». «Rodanimi» shfaqet edhe në tekstin hebraik masoretik te 1 Kronikave 1:7, ndonëse shumë dorëshkrime hebraike, si edhe Peshita siriake dhe Vulgata latine, thonë «Dodanimi» te ky varg.—Shih RODANIMI.