DODI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «i dashur»].
1. Paraardhësi, ka mundësi gjyshi, i gjykatësit Tola nga fisi i Isakarit.—Gjy 10:1.
2. Pasardhës i Beniaminit nga Ahohi. Eleazari, biri i Dodit, ishte një nga tre burrat e fuqishëm të Davidit. (2Sa 23:9; 1Kr 11:12) Ndoshta i përfaqësuar nga i biri, Eleazari, Dodai (një variant tjetër për emrin e Dodit) ishte kreu i ndarjes ushtarake që shërbente muajin e 2-të.—1Kr 27:4.
3. Banor i Betlehemit; i biri, Elhanani, ishte një nga luftëtarët e fuqishëm të Davidit.—2Sa 23:24; 1Kr 11:26.