GASHI
[ndoshta: që tronditet; i tronditur].
Emri i një kreshte në rajonin malor të Efraimit, në jug të Timnat-Heresit (ose Timnat-Serahut). (Js 24:30; Gjy 2:9) Luginat e përroit të Gashit, të përmendura te 2 Samuelit 23:30 dhe te 1 Kronikave 11:32, me sa duket ishin gryka afër kësaj kreshte.