VRERI
Lëng që prodhohet në mëlçi dhe mblidhet në tëmth, një fshikëz e vogël në formë dardhe që ndodhet poshtë mëlçisë, në të djathtë të saj. Fshikëza e tëmthit mund të mbajë deri në 40 ml vrer. Ky është një lëng i verdhë në të gjelbër, jashtëzakonisht i hidhur, që ndihmon tretjen. Vreri ka marrë edhe kuptimin e diçkaje të hidhur ose helmuese, dhe me këtë kuptim përdoret në Bibël.—Ve 8:23.
Ndërsa përshkruan përvojën e tij të dhembshme e të hidhur, Jobi thotë në mënyrë të figurshme se iu zbraz tëmthi përtokë. (Jb 16:1, 13) Më vonë, me një gjuhë të figurshme, Zofari e akuzon tërthorazi Jobin se ka vepruar me ligësi, prandaj «ushqimi» do t’i kthehet në «vrer [ose helm] kobrash». Ai e paralajmëron Jobin se një armë «do t’ia shpojë tëmthin». (Jb 20:1, 14, 25) Fjala hebraike e përkthyer «vrer» lidhet me fjalën që përkthehet ‘i hidhur’.—Lp 32:32; Jb 13:26.
Fjala greke për vrer është kholé.—Shih BIMËT HELMUESE.