GATH-HEFERI
[shtypëse rrushi e Heferit (gërmimit)].
Qytet kufitar i Zabulonit (Js 19:10, 13), prej nga ishte profeti Jona. (2Mb 14:25) Zakonisht e lidhin me Kirbet-ez-Zurëʽn (Tel-Gat-Heferin), rreth 4 km në veri-verilindje të Nazaretit dhe pak më në perëndim të Meshhedit (Mash-Hadit), ku sipas traditës gojore ndodhet varri i Jonait. Gërmimet në Kirbet-ez-Zurëʽ vërtetojnë atë që tregon Bibla, pra se ky vend ishte i banuar në të dyja periudhat e referimeve biblike të mësipërme.