BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Geba

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Geba
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Senehu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mikmas(h)i
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bozezi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gibeahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

GEBA

[kodër].

Qytet i Beniaminit që iu dha kehathitëve; një nga 13 qytetet priftërore. (Js 18:21, 24; 21:17, 19; 1Kr 6:54, 60) Me sa duket, Geba ndodhej pranë kufirit verior të mbretërisë së Judës, e mbase nga kjo erdhi shprehja «nga Geba deri në Beer-Shebë». (2Mb 23:8) Në përgjithësi mendohet se qyteti i lashtë është fshati Jabaʽ, gati 9 km në veri-verilindje të Malit të Tempullit në Jerusalem. Një luginë me faqe të rrëpirta e ndan këtë fshat nga vendndodhja e mundshme e Mikmashit të lashtë. Në luginë janë dy kodra me shpate shkëmbore të thikta. Këto ndoshta përkojnë me ‘shkrepat në formë dhëmbi’, Bozezin dhe Senehun, njëri «përballë Mikmashit», tjetri «përballë Gebës».​—⁠1Sa 14:4, 5.

Geba ishte një nga qytetet që u përfshi në fushatën e mbretit Saul kundër filistinëve. Me sa duket, me urdhër të të atit, Saulit, Jonatani goditi «garnizonin» e filistinëve në Gebë. (1Sa 13:3, 4) Për hakmarrje, filistinët mblodhën një ushtri të fuqishme në Mikmash, ndaj shumë izraelitë zunë të fshiheshin tërë frikë, madje disa ia mbathën matanë Jordanit. (1Sa 13:5-7) Më pas, Jonatani çau rrugën nga Geba për te pararoja e filistinëve, pa dyshim e pozicionuar buzë «grykës së Mikmashit». Me këmbë e me duar, Jonatani ngjiti grykën e thiktë për te pararoja e filistinëve dhe, me ndihmën e shqytarit të tij, goditi rreth 20 filistinë.​—⁠1Sa 14:6-14; krahaso 1Sa 13:16, 23.

Vite më vonë, Asa e fortifikoi Gebën me gurët dhe drutë e Ramahut. (1Mb 15:22; 2Kr 16:6) Në një kohë të papërcaktuar në Bibël, disa banorë të Gebës u çuan në mërgim në Manahat. (1Kr 8:6) Rrugës për në Jerusalem, ushtria asiriane nën komandën e Senakeribit duket se kaloi përmes Gebës. (Is 10:24, 28-32) Mes judenjve që u kthyen nga mërgimi në Babiloni ishin ‘bijtë e Gebës’; pas mërgimit edhe qyteti u ripopullua. (Ezd 2:1, 26; Ne 7:6, 30; 11:31; 12:29) Duke folur për lartësimin e Jerusalemit të rindërtuar, profeti Zakaria tha se rajoni kodrinor e malor mes Gebës dhe Rimonit do të bëhej ultësirë si Arabahu.​—⁠Za 14:10; shih GIBEAHU nr. 2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo