GEDERI
[mur guri].
Qytet në Kanaan. Mbreti i tij ishte një nga 31 mbretërit që mundi Josiu. (Js 12:13) Sipas Josiut 12:7, 8, qyteti ndodhej në krahun perëndimor të Jordanit, dhe fakti që përmendet pas Debirit mund të tregojë se gjendej në rajonin e Shefelahut. Mund të jetë Beth-Gaderi i 1 Kronikave 2:51. Gjithsesi, vendndodhja nuk dihet me siguri. Në kohën e Davidit, një gederit që quhej Baal-Hanan ishte përgjegjës për ullishtet dhe fiqtë e Egjiptit që kishte Davidi në Shefelah, dhe mendohet se ishte me origjinë nga Gederi ose nga Gederahu.—1Kr 27:28.