GEDERAHU
[vathë e gurtë].
1. Qytet në Shefelah që iu caktua Judës. (Js 15:20, 33, 36) Zakonisht Gederahun e lidhin me Jedirehun (Gederën), rreth 22 km në perëndim-veriperëndim të vendndodhjes së mundshme të Eshtaolit. Disa banorë të këtij qyteti njiheshin për punimin e qeramikës.—1Kr 4:23.
2. Me sa duket, emri i një vendi në territorin e Beniaminit, prej nga ishte «Jozabad gederathiti». (1Kr 12:1, 2, 4) Tani për tani, gjeografët e lidhin me Judeirën, rreth 1,5 km në verilindje të Gibeonit.