GEDEROTAIMI
Emër që do të thotë «dy vatha të gurta». Përmendet ndër qytetet e Judës në Shefelah, por sot vendndodhja nuk dihet. (Js 15:20, 33, 36) Në Septuagintën greke, në vend të Gederotaim thuhet «dhe vathat e tij», domethënë «vathat» e Gederahut, qytetit të renditur përpara. Po të ishte kështu, numri i qyteteve të listës do të binte nga 15 në 14, pra aq sa thotë vargu. (Js 15:33-36) Meqë kjo shprehje do të ishte e pazakontë në lista të tilla, disa hedhin idenë se duhet përkthyer «Gederahu ose Gederotaimi» në vend se «Gederahu dhe Gederotaimi».