GELILOTI
[rajone; qarqe; nga rrënja e fjalës që do të thotë «rrokullis; rrokullis larg»].
Vend që përmendet kur përshkruhet kufiri i Beniaminit. (Js 18:17) Meqë thuhet se Geliloti ishte «përballë së përpjetës së Adumimit», vendndodhja e tij përkon me atë të Gilgalit. (Js 15:7) Ja pse disa studiues mendojnë se është një emër tjetër i Gilgalit afër Jerikosë. Të tjerë sugjerojnë se Geliloti është një vend ose rajon i vogël afër Talʽat-ed-Damit (Maʽale Adumimit) në Vadi-el-Kilt, në jugperëndim të Jerikosë.—Shih ADUMIMI; GILGALI nr. 1.