GEMARIAHU
[Jehovai ka përsosur (plotësuar)].
1. ‘Biri i kopistit Shafan’; princ gjatë mbretërimit të Jehojakimit (628-618 p.e.s.). Gemariahu kishte dhomën e vet të ngrënies në oborrin e sipërm të tempullit, ku Baruku lexoi me zë të lartë fjalët e librit të diktuara nga profeti Jeremia. Mikajahu, biri i Gemariahut, dëgjoi leximin e parë të librit dhe ia tregoi fjalën e Jehovait princave, të cilët kërkuan që Baruku t’ua lexonte edhe atyre. Kur dëgjuan fjalët e librit, ata e këshilluan Barukun dhe Jereminë të fshiheshin. Më vonë, pasi rrotullën e lexuan para mbretit Jehojakim, Gemariahu ishte një nga princat që iu lut mbretit të mos e digjte rrotullën.—Jr 36:10-25.
Kohët e fundit, në Jerusalem është zbuluar një fragment argjile me shenjën e një vule që dikur mbante të lidhur një dokument. Mbishkrimi në të thoshte: «I përket Gemariahut [heb., Gemarjáhu], birit të Shafanit.» Thuhet se kjo provë i përket afërsisht shekullit të 7-të p.e.s., dhe mendohet se i zoti ishte Gemariahu që përmendet në kapitullin e 36-të të Jeremisë.
2. ‘Bir i Hilkiahut, të cilin Zedekia, mbreti i Judës e dërgoi në Babiloni te Nabukodonosori’. Me këtë rast, nëpërmjet Gemariahut dhe Elasahut, Jeremia u dërgoi një letër judenjve të mërguar që, në vitin 617 p.e.s., ishin marrë në Babiloni me Jehojakinin (Jekoninë).—Jr 29:1-3.