GIRZITËT
Popull që ishte mes viktimave të një mësymjeje që bëri Davidi me 600 burra të tij gjatë qëndrimit 16-mujor mes filistinëve. Davidi mori si plaçkë shumë bagëti, por nuk la gjallë asnjë girzit. Girzitët, që ka të ngjarë të ishin nomadë, jetonin në territorin në jug të Judës, në drejtim të Egjiptit.—1Sa 27:2, 7-9.