GUDGODAHU
Vendfushim i izraelitëve në shkretëtirë; ka të ngjarë të ishte Hor-Hagidgadi. (Lp 10:6, 7; krahaso Nu 33:33.) Disa, duke u nisur nga mendimi se emri «Gudgodah» ruhet në emrin e Vadi-Hadahidit, hedhin idenë se vendndodhja mund të ketë qenë Vadi-Hadahidi, rreth 65 km në veri-veriperëndim të gjirit të ʽAkabës. Por, kjo ide është vënë në dyshim, pasi në hebraisht bashkëtingëlloret e Gudgodahut nuk përkojnë me ato të Hadahidit. Për sa i përket renditjes së vendfushimeve izraelite te Numrat dhe te Ligji i përtërirë, shih BENE-JAKANI.