GURI, I
Ahaziahu, mbreti i Judës, po kalëronte «në udhën që ngjitet për në Gur, e cila gjendet pranë Ibleamit» kur e goditën me urdhër të Jehut. (2Mb 9:27) Sot vendndodhja e Gurit nuk dihet.
Plagosja e Ahaziahut në Gur nuk përmendet në tregimin paralel te 2 Kronikave 22:8, 9 që flet për vdekjen e tij, por duket se të dy tregimet plotësojnë njëri-tjetrin dhe duhen lexuar bashkë për të pasur tablonë e plotë të ngjarjeve.—Shih AHAZIAHU nr. 2.