BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Kami

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kami
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Kanaani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Noeja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Semi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Semi pa ligësinë e dy botëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

KAMI

1. Njëri nga tre bijtë e Noesë që lindi pas vitit 2470 p.e.s. (Zn 5:32; 7:6; 11:10) Ndoshta ishte më i vogli (Zn 9:24); megjithatë, ai renditet i dyti te Zanafilla 5:32; 6:10 dhe në ndonjë vend tjetër. Te Zanafilla 10:21 Semi quhet «vëllai i Jafetit, më të madhit». (NW) Disa mendojnë se shprehja «djali më i vogël» te Zanafilla 9:24 i referohet Kanaanit, nipit të Noesë.​—Shih KANAANI, KANANITËT nr. 1.

Kami pati katër djem: Kushin, Mizraimin, Putin dhe Kanaanin. (Zn 10:6; 1Kr 1:8) Prej tyre kanë ardhur etiopasit, egjiptianët, disa fise arabe e afrikane dhe kananitët. Thuhet se disa nga fiset ose kombet kamitike që renditen në kapitullin 10 të Zanafillës flisnin një gjuhë semitike. Megjithatë kjo nuk bie aspak në kundërshtim me faktin që kishin origjinë kamitike ose që fillimisht flisnin një nga gjuhët kamitike. Shumë popuj adoptuan gjuhën e pushtuesve, të popujve me të cilët shoqëroheshin ose të vendit ku u shpërngulën.

Kami u martua para Përmbytjes, nga e cila mbijetoi bashkë me gruan e tij, babanë, nënën, dy vëllezërit dhe gratë e tyre. (Zn 6:18; 7:13; 8:15, 16, 18; 1Pj 3:19, 20) Bijtë e Kamit lindën pas Përmbytjes.

Kohë më vonë, Kami u përfshi në një ndodhi që çoi në mallkimin e birit të tij, Kanaanit. Noeja ishte dehur me verë dhe ishte zhveshur në tendën e tij. Kami pa lakuriqësinë e Noesë dhe, në vend që të tregonte respektin e duhur për të atin, që ishte kreu i familjes, shërbëtori dhe profeti që kishte përdorur Jehovai për të ruajtur racën njerëzore, ai u tregoi vëllezërve atë që kishte parë. Semi dhe Jafeti treguan respektin e duhur për të atin, duke u futur në tendë me kurriz dhe me një mantel për ta mbuluar që të mos e çnderonin duke parë lakuriqësinë e tij. Kur u zgjua, Noeja nuk mallkoi Kamin, por të birin e Kamit, Kanaanin. Më pas, i dha bekimin Semit, ku përfshihej edhe një bekim për Jafetin, por e la mënjanë dhe e shpërfilli Kamin. Përmendi vetëm Kanaanin si të mallkuar dhe paratha se ai do të bëhej skllav i Semit dhe i Jafetit.​—Zn 9:20-27.

Ka mundësi që Kanaani të jetë përfshirë drejtpërdrejt në atë ndodhi dhe që i ati, Kami, të mos e ketë qortuar. Ose, duke profetizuar nën frymëzimin hyjnor, Noeja parapa që pasardhësit e Kanaanit do të trashëgonin prirjen e keqe të Kamit, që ndoshta dukej tashmë tek i biri, Kanaani. Mallkimi u plotësua pjesërisht kur izraelitët, që ishin semitë, nënshtruan kananitët. Ata që nuk u shkatërruan (për shembull, gibeonitët [Js 9]) u bënë skllevër të Izraelit. Shekuj më vonë, mallkimi vazhdoi të plotësohej kur pasardhësit e Kanaanit, birit të Kamit, u gjendën nën darën e fuqive botërore me prejardhje jafetike, si Medo-Persia, Greqia dhe Roma.

Disa pretendojnë gabimisht se zezakët dhe skllavëria e asaj race erdhën nga mallkimi që iu bë Kanaanit. Kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi pasardhësit e Kanaanit që u mallkua, nuk ishin zezakë. Ata erdhën nga Kushi dhe ndoshta nga Puti, bijtë e tjerë të Kamit që nuk u përfshinë në atë ndodhi dhe nuk u mallkuan.

2. Qytet i zuzimëve në lindje të Jordanit. (Zn 14:5) Banorët e këtij qyteti u mundën nga mbreti i Elamit në aleancë me tre mbretër të tjerë në kohën kur shtypën kryengritjen e qyteteve në Krahinën e Detit të Vdekur. (Zn 14:1-12) Duke u nisur nga radha në të cilën është renditur te Zanafilla 14:5, 6 duket se Kami gjendej në jug të Ashterot-Karnaimit dhe në veri të Shaveh-Kiriataimit. Emrin e qytetit e ruan fshati modern i Kamit në Vadi-er-Rejeileh (që quhet gjithashtu Vadi-Kam) rreth 6 km në jug-jugperëndim të Irbidit në ʽAjlun, dhe rreth 30 km në juglindje të skajit jugor të detit të Galilesë. Qyteti i lashtë duhet të jetë kodrina (Tel-Kam), e formuar nga rrënojat dhe që gjendet aty afër.

3. Te Psalmet ‘Kami’ shoqërohet me Egjiptin, që quhet ‘vendi i Kamit’.​—Ps 78:51; 105:23, 27; 106:21, 22; shih EGJIPTI, EGJIPTIANËT.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo