JAKOBAHU [nga rrënja e fjalës që do të thotë «kap thembrën; i zë vendin»]. Një nga prijësit e Simeonit që, në kohën e Hezekisë, e shtrinë territorin deri në luginën pjellore afër Gedorit, duke shfarosur ata që banonin atje.—1Kr 4:24, 36-41.