JABEZI
1. [Nga rrënja e fjalës që do të thotë «dhembje».] Pasardhës i Judës i quajtur Jabez nga e ëma, sepse e lindi me shumë dhembje. Jabezi ishte më i nderuar se vëllezërit e tij dhe, kur iu lut Jehovait, ai e bekoi dhe e mbrojti.—1Kr 4:1, 9, 10.
2. Vend që me sa duket gjendej në territorin e Judës dhe ndoshta e themeloi Jabezi nr. 1. Në Jabez banonin tri familje skribësh. (1Kr 2:55) Vendndodhja e tij e saktë sot nuk dihet.