JAHAZI
Qytet në lindje të Jordanit dhe, me sa duket, në veri të Arnonit. Ka të ngjarë që mbreti amorit, Sihoni, ia zhvati moabitëve. (Nu 21:23-26) Izraelitët e mundën ushtrinë e Sihonit në Jahaz dhe qyteti u bë pronë e rubenitëve. (Lp 2:32, 33; Js 13:15, 18, 23; Gjy 11:20, 21) Pas kësaj, Jahazi iu caktua meraritëve si qytet levit. (Js 21:34, 36) Në një periudhë të mëvonshme të historisë së Izraelit, qyteti u vu nën sundimin moabit. Në Gurin e Moabit, mbreti Mesha mburrej se me 200 luftëtarë ia kishte marrë Jahazin mbretit të Izraelit. Gjithashtu, profetët Isaia dhe Jeremia e përmendin këtë qytet në shpalljet kundër Moabit.—Is 15:1, 4; Jr 48:1, 34.
Edhe pse studiuesit kanë hedhur disa ide se ku mund të ndodhej Jahazi i lashtë, vendndodhja e saktë ende nuk dihet.