JANOAHU
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «prehem; vendosem»].
1. Vend kufitar i Efraimit që zakonisht e lidhin me Kirbet-Janunin, afro 20 km në juglindje të Samarisë.—Js 16:5-7.
2. Qytet në mbretërinë dhjetëfisëshe që e pushtoi Tiglath-Pileseri III gjatë mbretërimit të Pekahut (rr. 7 78-759 p.e.s.). Banorët e tij u çuan në mërgim në Asiri. (2Mb 15:29) Vendndodhja e saktë e Janoahut nuk dihet. Edhe pse disa mendojnë se është Januhu, rreth 10 km në lindje të Tirit, ky vend është goxha në perëndim krahasuar me qytetet e tjera të renditura te 2 Mbretërve 15:29. Shumica e studiuesve anojnë nga ideja se ndodhej në Tell-en-Naʽmeh, afro 10 km në verilindje të Kedeshit në Galile.