JASONI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «shëroj»].
I krishterë i mirënjohur në Selanik që kishte ‘pritur derëhapur Pavlin dhe Silën’ gjatë udhëtimit të parë në Maqedoni. Një turmë judenjsh xhelozë sulmoi shtëpinë e Jasonit për të kapur Pavlin dhe Silën, por meqë nuk i gjetën, morën Jasonin dhe e akuzuan si nxitësin kryesor të revoltës kundër Cezarit. Jasoni dhe ata që ishin me të u lanë të lirë pasi dhanë «një garanci të mjaftueshme», ndoshta në para.—Ve 17:5-10.
Në letrën e Pavlit drejtuar romakëve, të shkruar në Korint gjatë udhëtimit tjetër në Maqedoni e Greqi, ishin përfshirë të falat e Jasonit dhe të vëllezërve të tjerë. (Ro 16:21) Nëse ky ishte Jasoni nga Selaniku, ndoshta mund të ketë vajtur në Korint me Pavlin. Ai quhet ‘i afërm’ i Pavlit, që mund të nënkuptojë se ishte bashkatdhetar i Pavlit ose, sipas kuptimit të parë të fjalës greke, «i afërm gjaku i një brezi». Nëse ishte i afërm i Pavlit, ishte e natyrshme që Pavli të rrinte tek ai në Selanik.