JEKONIA
[Jehovai vendos patundshmërisht].
Mbret i Judës vetëm për tre muaj e dhjetë ditë para se Nabukodonosori ta merrte rob në Babiloni në vitin 617 p.e.s.; bir i Jehojakimit dhe nip i mbretit të mirë Josia. (1Kr 3:15-17; Es 2:6; Jr 24:1) Me raste emri i tij shkurtohet në Koniah. (Jr 22:24; 37:1) Në disa përkthime emri i tij ndonjëherë shkruhet Jehonia. (Mt 1:11, 12, DSF; Kris ) Megjithatë, forma më e përdorur është Jehojakin.—2Mb 24:6, 8-15; shih JEHOJAKINI.