JEHUKALI
[Jehovai është në gjendje; Jehovai ngadhënjen], Jukali [formë e shkurtuar e emrit Jehukal që do të thotë «Jehovai është në gjendje; Jehovai ngadhënjen»].
Princi që dërgoi mbreti Zedekia t’i kërkonte Jeremisë të lutej për Judën. (Jr 37:3) Ky bir i Shelemiahut dhe tre princa të tjerë me ndikim e futën Jereminë në një sternë me llucë, sepse predikimi i tij, siç thanë ata, ‘po shkurajonte luftëtarët’ dhe gjithë popullin.—Jr 38:1-6.