JERUBAALI
[Baali le të mbrohet (luftojë) vetë].
Emri që iu dha Gideonit, birit të Joashit, abiezeritit, pasi shembi altarin që kishte bërë i ati për nder të Baalit dhe preu shtyllën e shenjtë që ishte pranë tij; pastaj, në altarin që ngriti për Jehovain, Gideoni flijoi një nga demat e të atit dhe përdori për zjarrin copa druri nga shtylla e shenjtë.—Gjy 6:11, 25-27.
Të nesërmen herët në mëngjes, burrave të Ofrahut iu ndez zemërimi kur morën vesh ç’kish ngjarë. Kështu, pyetën dhe, kur mësuan se e kishte bërë Gideoni, kërkuan që ai të vritej. I ati, Joashi, mori anën e Gideonit dhe tha: «Do ta bëni ju mbrojtjen e Baalit, për të parë se mos e shpëtoni? Kush mbron atë, duhet të vritet që këtë mëngjes. Nëse ai është Perëndi, le të mbrohet vetë, sepse altarin e tij kanë rrëzuar.» Tregimi i Biblës vazhdon: «Prandaj atë ditë ai nisi ta quante atë Jerubaal, sepse thoshte: ‘Baali le të mbrohet vetë, sepse altarin e tij kanë rrëzuar.’ »—Gjy 6:28-32.
Gideoni quhet Jerubesheth te 2 Samuelit 11:21.—Shih GIDEONI.