JESHANAHU
[(qytet) i vjetër].
Vend i përmendur bashkë me Mizpahun për të treguar ku e vuri Samueli gurin që e quajti «Ebenezer». (1Sa 7:12) Jeshanahu ishte një nga qytetet që mbreti i Judës, Abijahu (980-978 p.e.s.), ia mori mbretit të Izraelit, Jeroboamit. (2Kr 13:19) Mendohet se është Isana që historiani Jozef e përmend si vendin ku Herodi i Madh korri fitoren kundër gjeneral Papusit. (Antikitete judaike, XIV, 458 [xv, 12]) Duket se emri Isana është ruajtur tek emri i Burj-el-Isanehut, rreth 8 km në veri-verilindje të Bethelit. Prandaj mendohet se kjo është një vendndodhje e mundshme e Jeshanahut të lashtë.