JESHIMONI
[vend i shkretë].
1. Zonë shkretinore, me sa duket në skajin verilindor të Detit të Vdekur, ku ka të ngjarë të ndodhej Beth-Jeshimoti. Jeshimoni mund të shihej nga lartësitë e Pisgahut dhe të Peorit.—Nu 21:20; 23:28; Js 12:1-3.
2. Rajon afër Zifit, në veri të shkretëtirës së Maonit. Siç duket, Jeshimoni përfshinte një pjesë të shkretëtirës së Judës dhe ndodhej pak kilometra në juglindje të Hebronit. Në këtë zonë me kodra të zhveshura gëlqerore u fshehën Davidi me njerëzit e tij për t’i shpëtuar mbretit Saul.—1Sa 23:19, 24; 26:1, 3; shih SHKRETËTIRA E JUDËS.