JEZUI
[forma latine e emrit grek Iesoús, që në heb., përkon me Jeshúaʽ ose Jehohshúaʽ dhe do të thotë «Jehovai është shpëtim»].
Jozef Flavi, një historian hebre i shekullit të 1-rë të e.s., përmend rreth 12 persona me këtë emër, përveç atyre që përmenden në Bibël. Ky emër del edhe në shkrimet apokrife të shekujve të fundit p.e.s. Pra, duket se asokohe ishte emër më se i zakonshëm.
1. Në tekstin grek, emri Iesoús del te Veprat 7:45 dhe Hebrenjve 4:8, dhe i referohet Josiut, udhëheqësit të Izraelit pas vdekjes së Moisiut.—Shih JOSIU nr. 1.
2. Paraardhës i Jezu Krishtit, me sa duket nga e ëma. (Lu 3:29) Disa dorëshkrime të lashta përdorin në këtë varg emrin «Joze».—Shih GJENEALOGJIA E JEZU KRISHTIT.
3. Jezu Krishti.—Shih JEZU KRISHTI.
4. I krishterë, me sa duket jude dhe bashkëpunëtor i Pavlit. Quhej edhe Just.—Kl 4:11.