JETERI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «më shumë nga ç’mjafton; bollëk»].
1. Jetroi, vjehrri i Moisiut, quhet Jeter te Dalja 4:18 në tekstin masoretik.—Shih JETROI.
2. Pasardhës i Judës nga Perezi. Jeteri vdiq pa lënë fëmijë.—1Kr 2:4, 5, 25, 26, 28, 32.
3. Djali i Ezrahut që përmendet i pari; pasardhës i Judës.—1Kr 4:17.
4. Pasardhës i Asherit. (1Kr 7:30, 38) Ka mundësi të jetë Ithrani që përmendet në 1Kr 7 vargun 37; emrat janë pothuaj të ngjashëm në hebraisht.
5. Djali i parëlindur i Gideonit. Me sa duket Jeteri shkoi me të atin për të ndjekur dhe për të kapur mbretërit midianitë, Zebahun dhe Zalmunain, por kur mori urdhër t’i vriste, djaloshi pati frikë të zhvishte shpatën. (Gjy 8:20) Pas vdekjes së Gideonit, Jeterin e vrau gjysmëvëllai i tij, Abimeleku.—Gjy 9:5, 18.
6. I ati i Amasës që dikur kishte qenë komandanti i ushtrisë së Davidit. (1Mb 2:5, 32) Te 2 Samuelit 17:25, në tekstin masoretik, ai quhet Ithra dhe cilësohet si izraelit, kurse te 1 Kronikave 2:17 cilësohet si ismaelit, ndoshta sepse jetoi për njëfarë kohe mes ismaelitëve.