JOANA
[trajta femërore e shkurtuar e emrit Jehohanan që do të thotë «Jehovai ka treguar miratim; Jehovai ka qenë hirmadh»].
Një nga gratë që shëroi Jezu Krishti dhe u bënë ithtare të tij; ato i shërbenin atij dhe apostujve duke përdorur pasuritë e tyre. (Lu 8:1-3) Joana duhet të ketë qenë mes grave që ishin aty kur vunë Jezuin në shtyllë. Ato kishin përgatitur erëza dhe vajra për t’i çuar te varri, ndaj ishin ndër të parat që morën vesh se ai ishte ringjallur. Megjithatë, 11 apostujt e patën të vështirë t’u besonin fjalëve të tyre. (Lu 23:49, 55, 56; 24:1-11) Burri i Joanës, Kuzai, ishte kujdestar i shtëpisë së Herod Antipës.—Lu 8:3.