JOBABI
1. Pasardhës i Semit nga Joktani. (Zn 10:21, 25, 29; 1Kr 1:23) Nuk dihet me saktësi në cilën zonë u vendosën pasardhësit e Jobabit.
2. «Biri i Zerahut nga Bozrahu»; monark edomit që mbretëroi ca kohë para se Sauli të bëhej mbreti i parë i Izraelit. Jobabi pasoi në fron ‘Belahun, birin e Beorit’.—Zn 36:31-34; 1Kr 1:43-45.
3. Mbreti i Madonit, një qytet në veri të Palestinës. Jobabi dhe monarkë të tjerë u bashkuan me Jabinin, mbretin e Hazorit, në sulm kundër izraelitëve, por pësuan disfatë në ujërat e Meromit.—Js 11:1-8; 12:19.
4. Djali i beniaminitit Shaharaim nga gruaja e tij Hodesha.—1Kr 8:1, 8, 9.
5. Pasardhës i beniaminitit Shaharaim nga Elpaali.—1Kr 8:1, 8, 11, 18.