JOELI
[Jehovai është Perëndia].
1. Pasardhës i Isakarit dhe kreu i një familjeje në fisin e tij.—1Kr 7:1-4.
2. Pasardhës i Kehathit, birit të Levit; «biri i Azariahut» dhe paraardhës i Joelit nr. 5.—1Kr 6:36-38.
3. Rubenit; pasardhësin e tij, Beerahun, e mori në mërgim mbreti asirian Tilgath-Pilneseri (Tiglath-Pileseri III).—1Kr 5:3-10.
4. Kreu i gaditëve që jetonin në Bashan.—1Kr 5:11, 12.
5. Djali i parëlindur i profetit Samuel; pasardhës i Joelit nr. 2 dhe i ati i Hemanit, këngëtarit levit. (1Kr 6:28, 33, 36; 15:17) Joeli dhe Abijahu, vëllai i tij më i vogël, ishin caktuar gjykatës nga i ati, por pandershmëria e tyre i dha shkas popullit të kërkonte një mbret njerëzor.—1Sa 8:1-5.
Te 1 Kronikave 6:28 teksti masoretik (dhe disa përkthime) thotë se djali i parëlindur i Samuelit ishte «Vashni». Megjithatë, studiuesit pajtohen në përgjithësi me mendimin se në tekstin origjinal në hebraisht ishte «Joel», siç ruhet edhe në Peshitën siriake dhe në botimin e Lagardës të Septuagintës greke. (Krahaso 1Sa 8:2.) Për shkak të ngjashmërisë ndërmjet emrit «Joel» dhe mbaresës së fjalës pararendëse në tekst («Samuel»), ndoshta skribi që e kopjoi, pa dashje e hoqi fare emrin «Joel». Pastaj, me sa duket, e ngatërroi fjalën hebraike vehashshení (që do të thotë «dhe [djali] i dytë») me emrin e përveçëm «Vashni» dhe shtoi germën vav (lidhëzën «dhe») para emrit Abijah.
6. Një nga burrat e fuqishëm të Davidit; vëllai i Natanit.—1Kr 11:26, 38.
7. Levit gershonit nga shtëpia e Ladanit; biri i Jehielit (Jehielisë). (1Kr 23:7, 8) Joeli, që ishte kreu, dhe 130 vëllezër të tij u shenjtëruan dhe ndihmuan për të sjellë arkën e besëlidhjes në Jerusalem. (1Kr 15:4, 7, 11-14) Joeli dhe vëllai i tij, Zetami, më vonë u caktuan përgjegjës për thesarin e shenjtërores.—1Kr 26:21, 22.
8. Princ, gjatë mbretërimit të Davidit, nga pjesa e Manaseut në perëndim të Jordanit; bir i Pedajahut.—1Kr 27:20-22.
9. Profet i Jehovait dhe shkrimtar i librit biblik që mban emrin e tij. Ishte biri i Petuelit.—Jo 1:1; shih LIBRI I JOELIT.
10. Levit kehathit; biri i Azariahut. Vitin e parë të mbretërimit të Hezekisë, Joeli ndihmoi për të hedhur në luginën e Kidronit objektet e papastra që kishin nxjerrë priftërinjtë nga tempulli.—2Kr 29:1, 3, 12, 15, 16.
11. Një nga shtatë prijësit simeonitë që, në kohën e Hezekisë, morën me forcë tokën e disa kamitëve dhe meunimëve që të zgjeronin kullotat e tyre.—1Kr 4:24, 35, 38-41.
12. Një nga bijtë e Nebos që larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:43, 44.
13. Mbikëqyrës i beniaminitëve që jetuan në Jerusalem gjatë kohës së guvernatorit Nehemia; bir i Zikrit.—Ne 11:4, 7-9.