JOKMEAMI
[le të çohet (ose të ngrihet) populli].
1. Qytet efraimit që iu dha kehathitëve. (1Kr 6:66, 68) Te Josiu 21:22, Jokmeami me sa duket quhet ‘Kibzaim’: mbase një emër tjetër ose emri i mëparshëm i të njëjtit vend. Sot vendndodhja nuk dihet.
2. Rajon në kufi me territorin që ishte në juridiksionin e Baanait, birit të Ahiludit, një nga 12 nëpunësit e Solomonit. (1Mb 4:12) Ka mundësi të jetë Jokneami.