JOKTANI
Pasardhës i Eberit, vëllai i Pelegut dhe babai i 13 bijve. (Zn 10:25-29; 1Kr 1:19-23) Emrat e disa prej pasardhësve të Joktanit duket se kanë mbijetuar në disa vende në jug dhe në jugperëndim të Arabisë. Mendohet se Joktani ishte stërgjyshi i popullsive indigjene të Arabisë, ndryshe nga fiset që erdhën nga bijtë që i lindën Abrahamit nga Agara dhe Ketura. Sipas Biblës, kufijtë gjeografikë të territorit të banuar nga pasardhësit e Joktanit shkonin «nga Mesha deri në Sefar» (Zn 10:30), por zona e saktë që mbulonte, nuk mund të përcaktohet me siguri.