JOSHEB-BASHEBETHI
Kreu i tre luftëtarëve më të shquar të Davidit. (2Sa 23:8) Te 1 Kronikave 11:11 quhet Jashobeam, që ka mundësi të jetë forma më e saktë. Te 2 Samuelit 23:8 kopjimi ka sjellë edhe një vështirësi tjetër. Hebraishtja e paqartë në tekstin masoretik (që duket se thotë «ai ishte ezniti Adino») bën të nevojshme që vargu të korrigjohet në: «Ai e vringëlloi heshtën.» (BR) Ky fragment është përkthyer në mënyrë të ngjashme edhe në përkthime të tjera moderne. (DSF; ECM; AT; RS; Mo; Ro, shën.; JB) Në këtë mënyrë, harmonizohet libri i Samuelit me Kronikat dhe me ndërtimin e kësaj pjese të tekstit, ku faktikisht bëhet fjalë për ‘treshen’, që do të bëheshin katër nëse do të shtohej edhe Adino. Veç kësaj, për secilin nga tre luftëtarët përmendet një bëmë dhe, nëse mundja e 800 burrave i atribuohet dikujt tjetër, për Josheb-Bashebethin (Jashobeamin) nuk përmendet asgjë.—Shih JASHOBEAMI nr. 2.
Ka mundësi që ajo që bëri Josheb-Bashebethi sipas 2 Samuelit 23:8 nuk është e njëjtë me atë që përmendet te 1 Kronikave 11:11. Ky mund të jetë shpjegimi pse tregimi i Samuelit flet për 800 të vrarë, kurse ai i Kronikave për 300.