JOZABADI
[formë e shkurtuar e emrit Jehozabad që ndoshta do të thotë «Jehovai ka dhënë dhunti»].
1. Luftëtar që u bashkua me Davidin në Ziklag; gederathit.—1Kr 12:1-4.
2, 3. Dy persona me këtë emër ishin mes krerëve të Manaseut që dezertuan e u bashkuan me Davidin kur ishte në Ziklag; ata u bënë krerë të ushtrisë së tij.—1Kr 12:20, 21.
4. Mbikëqyrës i caktuar nga mbreti Hezekia për të ndihmuar lidhur me të dhjetat, kontributet dhe gjërat e shenjta që sillte populli; pa dyshim levit.—2Kr 31:12, 13.
5. Një nga krerët levitë që dha si kontribut shumë kokë bagëti të imët e të trashë për Pashkën e madhe që organizoi mbreti Josia.—2Kr 35:1, 9, 18.
6. Levit që jetoi pas periudhës së mërgimit; Ezdra dhe njerëzit e vet peshuan të gjitha sendet e çmuara që kishin sjellë nga Babilonia në Jerusalem në vitin 468 p.e.s. dhe ia dhanë atij. (Ezd 8:33, 34) Shih Jozabadi nr. 8, 9 dhe 10.
7. Bir ose pasardhës i Pashkurit dhe një nga priftërinjtë që larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre.—Ezd 10:22, 44.
8. Një nga levitët që u bind nga këshilla e Ezdrës për të larguar gratë e huaja. (Ezd 10:10, 11, 23, 44) Ndoshta Jozabadi nr. 6, 9 dhe 10.
9. Një nga levitët që shoqërohej me Ezdrën e Neheminë dhe që i lexoi e i shpjegoi Ligjin popullit. (Ne 8:7-9) Ndoshta Jozabadi nr. 6, 8 dhe 10.
10. Levit «përgjegjës për punën në anën e jashtme» të tempullit të rindërtuar. (Ne 11:15, 16) Ndoshta Jozabadi nr. 6, 8 dhe 9.