KARKORI
Vend në lindje të Jordanit, ku kishin ngritur kampin forcat e mbetura ushtarake të mbretërve midianitë Zebah dhe Zalmuna, kur i shpartalloi me një manovër ushtarake të befasishme gjykatësi Gideon. (Gjy 8:10, 11) Sot vendndodhja e Karkorit nuk dihet me siguri.