KELITA
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «shumë i shkurtër» (d.m.th. shkurtabiq)].
1. Një nga levitët në kohën e Ezdrës që pranuan fajin se kishin marrë gra të huaja dhe prandaj i larguan ato. Ai quhet edhe Kelajah. (Ezd 10:23, 44) Ndoshta është Kelita nr. 2 dhe nr. 3.
2. Levit që ndihmoi Ezdrën ‘për t’i shpjeguar ligjin popullit’ në vitin 455 p.e.s.—Ne 8:7, 8; shih Kelita nr. 1.
3. Levit, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë. (Ne 9:38; 10:1, 9, 10) Nëse, kur u bë kjo marrëveshje, ishte i pranishëm vetë Kelita dhe jo një pasardhës i tij, atëherë ai mund të ketë qenë Kelita nr. 1 ose nr. 2.