KEMUELI
1. Bir i vëllait të Abrahamit, Nahorit, dhe i Milkës, gruas së tij; pra, nipi i Abrahamit. Ai pati një djalë që quhej Aram.—Zn 22:20, 21.
2. Bir i Shiftanit dhe prijës i fisit të Efraimit. Ishte një nga 12 burrat që kishte caktuar Jehovai nëpërmjet Moisiut për t’u ndarë izraelitëve tokën e Kanaanit dhe përfaqësonte fisin e Efraimit.—Nu 34:16-29.
3. Levit; i ati i Hashabiahut, prijësit të fisit të Levit në kohën e Davidit.—1Kr 27:16, 17.