KERIOTI
[qyteza].
Vend i përmendur në dy profeci kundër Moabit. (Jr 48:24; Am 2:2) Kuptimi i emrit mund të tregojë se qyteti përbëhej nga disa qyteza. Vendndodhja e saktë e Keriotit nuk dihet. Disa studiues hedhin idenë se ndodhej në Salia, një vend rreth 16 km në lindje-juglindje të Dibonit dhe në veri të Arnonit. Të tjerë mendojnë se Kerioti ndoshta ishte qyteti i Arit, në jug të Arnonit. Këtë pikëpamje me sa duket e mbështet fakti që Ari dhe Kerioti, edhe pse konsideroheshin qytete të rëndësishme (krahaso Am 2:1-3; Lp 2:9, 18), nuk shfaqeshin njëkohësisht në listat e qyteteve moabite.—Krahaso Is 15 dhe 16; Jr 48.
Guri i Moabit nuk jep ndonjë të dhënë për vendndodhjen e Keriotit, por tregon se atje ishte një shenjtërore e perëndisë Kemosh.