KIRIAT-ARBA [qytet i Arbës]. Emri i lashtë i qytetit të Hebronit. Ky emër u përdor edhe pas kthimit nga mërgimi në Babiloni. (Ne 11:25) Siç e tregon emri, këtë qytet ndoshta e themeloi Arba, «një burrë i madh ndër anakimët».—Js 14:15; shih HEBRONI nr. 3.