LASHARONI
Qytet mbretëror kananit, mbreti i të cilit u mund nga izraelitët nën komandën e Josiut. (Js 12:7, 8, 18) Shpesh, Lasharonin e lidhin me krahinën e Saronës që, sipas Eusebit, ndodhet mes malit Tabor dhe detit të Galilesë. Ndoshta Sarona (Sharona) e ditëve tona, rreth 10 km në juglindje të Tiberiadës, është vendndodhja e hershme.