LEB-KAMAI
[zemra e atyre që ngrihen kundër meje].
Me sa duket është një emër kriptografik për fjalën Kaldea ose Ĥasdím. Shfaqet vetëm te Jeremia 51:1, ku tregohet çfarë do t’i bënte Jehovai Babilonisë dhe banorëve të Kaldesë. Këtu ky term përdoret sipas një sistemi të quajtur athbash, në të cilin germa e fundit e alfabetit hebraik (ta) përfaqëson germën e parë të tij (álef), germa e parafundit (shin) përfaqëson germën e dytë (beth), e kështu me radhë. Pra, te Jeremia 51:1 emri i vërtetë (Ĥasdím) maskohet nga krijimi i fjalës hebraike Lev kamái (Leb-Kamai). Në Septuagintën greke, në vend të «Leb-Kamai» përdoret «kaldeasit», kurse në Targumet përdoret «vendi i kaldeasve».