LEHABIMI
Emër që shfaqet te Zanafilla 10:13 dhe 1 Kronikave 1:11 mes pasardhësve të Kamit nëpërmjet Mizraimit. Meqë ky emër hebraik është në shumës, mjaft studiues besojnë se bëhet fjalë për një fis që e mori emrin nga njëri prej bijve të Mizraimit. (Megjithatë, shih MIZRAIMI.) Në përgjithësi mendohet se lehabimët ishin libianët dhe duket se përbënin të paktën një nga fiset që banonin në Libi në kohët e lashta. Edhe pse është e vështirë të përcaktohet cilët ishin, mund të kenë qenë ata që quhen Luvím në pjesë të tjera të tekstit hebraik, si te 2 Kronikave 12:3, ku një përkthim thotë «Lubim» (AS) dhe përkthime të tjera thonë «libianë».—BR; Dio; DSF.