LEMUELI
[që i përket Perëndisë].
Mbret i paidentifikuar i kohëve të lashta, fjalët e të cilit gjenden në kapitullin e 31-të të Proverbave. Për identitetin e tij është diskutuar shumë dhe disa studiues janë të mendimit se «Lemuel» ishte një emër tjetër i Solomonit. Të tjerë thonë se Lemueli ishte Hezekia. Fjalët e mbretit Lemuel formojnë ‘mesazhin me peshë që ia dha e ëma për ta ndrequr’. (Pr 31:1) Megjithatë nuk dihet se kur dhe në ç’rrethana e ëma ia tha ato fjalë. Ky ‘mesazh me peshë’ këshillon për të mos u lidhur me një grua të keqe, paralajmëron se pijet dehëse mund të shtrembërojnë gjykimin, nënvizon nevojën për të gjykuar me drejtësi dhe përshkruan se si është një grua e mirë.