LO-RUHAMA
[(asaj) nuk iu tregua mëshirë].
Vajza që lindi Gomera, gruaja e Hozesë. Jehovai i tha profetit t’i vinte këtë emër fëmijës, sepse Ai ‘nuk do t’i tregonte më mëshirë shtëpisë së Izraelit’. Me këtë Perëndia tregoi se e hidhte poshtë Izraelin si popull. (Ho 1:6-8) Më parë, kur kishte lindur Jezreeli, u tha se Gomera «i lindi një djalë [Hozesë]», kurse për Lo-Ruhamën thuhet vetëm se Gomera «mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi vajzë», pa e përmendur Hozenë. Ndonëse tregimi nuk e thotë shprehimisht, mendohet se ajo ishte fryt i kurorëshkeljes së Gomerës dhe nuk ishte fëmijë i Hozesë. (Ho 1:2, 3) Te Hozea 2:1, 23 nënkuptohet emri i saj simbolik.