BREGORJA
Veçori natyrore ose artificiale në Jerusalemin e lashtë. (2Sa 5:9; 1Mb 9:15, 24; 11:27; 2Mb 12:20; 1Kr 11:8; 2Kr 32:5) Te Gjykatësit 9:6, 20, e njëjta fjalë hebraike e përdorur për «Bregore» (millóhʼ ) është përkthyer «Milo».—Shih MILOJA.
Sot nuk dihet me siguri çfarë ishte Bregorja. Te 2 Mbretërve 12:20 përmendet ‘fortesa e Bregores’, pra Bregorja mund të ishte si një citadelë. Sa për vendndodhjen e saj, 2 Samuelit 5:9 dhe 2 Kronikave 32:5 e lidhin me Qytetin e Davidit, e kjo tregon se ishte ose brenda, ose në skaj të Qytetit të Davidit.