NAKONI
[ndoshta: i vendosur patundshmërisht].
Sipas 2 Samuelit 6:6, emri i lëmit ku vdiq Uzahu se kapi arkën e besëlidhjes. Vargu paralel i 1 Kronikave 13:9 thotë ‘Kidoni’. Kjo ndoshta tregon që njëri shkrimtar përmend emrin e vendit, kurse tjetri emrin e pronarit, ose që emri Kidon ishte një variant i emrit Nakon.